Visar Kastrati delegohet nga UEFA për ndeshjen Hibernians – Spartak Trnava

UEFA i ka besuar sërish një gjyqtari nga Kosova drejtësinë në garat evropiane. Visar Kastrati është caktuar si gjyqtar kryesor për ndeshjen ndërmjet Hibernians dhe Spartak Trnava, e vlefshme për raundin e dytë të UEFA Conference League.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten, më 24 korrik, në stadiumin Tony Bezzina në Paola të Maltës, me fillim nga ora 18:00.

Kastrati do të asistohet nga Besnik Morina dhe Granit Hyseni, ndërsa Alban Shala do të jetë gjyqtar i katërt.

Ky është një tjetër vlerësim për gjyqtarët kosovarë, që po vazhdojnë të përfaqësohen me dinjitet në arenën ndërkombëtare.