Një fitore për mitrovicasit do të kishte peshë të madhe për qëndrimin e tyre në garë për kreun, ndërsa një barazim nuk do të ishte rezultat i keq, sidomos në një transfertë të vështirë si kjo – ku më parë Liria dhe Dinamo, dy skuadra pretendente, kanë arritur të marrin pikë.
Në dallim nga sezoni i kaluar, Vushtrria këtë edicion ka qenë shumë më produktive në fazën ofensive, duke shënuar shumë gola, por njëkohësisht ka treguar luhatje në mbrojtje. Në gjashtë ndeshje të zhvilluara në shtëpi, ka shënuar 12 gola dhe ka pranuar po aq – 6.
Trepça, nga ana tjetër, si mysafire ka regjistruar tre fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje – kjo ndaj një tjetër skuadre pretendente, Vëllaznimit në Gjakovë. Mbrojtja e Trepçës është ndër më të mirat në ndeshjet jashtë fushe: me vetëm 7 gola të pësuar, që e rendit të dytën pas Vëllaznimit dhe Ramiz Sadikut, që kanë pësuar nga 4 gola. Po aq gola jashtë fushe kanë pësuar edhe Vushtrria dhe Trepça ’89, ndonëse këto të fundit kanë zhvilluar një ndeshje më shumë – përfshirë përballjen e sotme ndaj Dinamos.