8. November 2026

Ylli i hipizmit Sibylle Vogt pezullohet për kokainë – faji, sipas saj, qëndron te marrëdhënia seksuale

Sibylle Vogt
Sibylle Vogt

Sibylle Vogt (30) është pezulluar për gjashtë muaj pas një testi pozitiv për përdorim kokaine. Shpjegimi i saj i pazakontë ka bërë jehonë në botën e sportit – ajo pretendon se substanca i është transmetuar përmes marrëdhënies seksuale me një person që kishte konsumuar drogë, raporton Bild, përcjellë Kërlaçki.

Gjatë një kontrolli rutinë antidoping më 28 mars në Compiegne të Francës, në kampionin e saj A u zbulua prania e kokainës. Fillimisht u pezullua nga aktivitetet në Francë, ndërsa në Gjermani iu lejua përkohësisht të garonte. Megjithatë, edhe kampioni B konfirmoi rezultatet e para.

Sibylle Vogt
Sibylle Vogt

Një shpjegim që tronditi sallën e gjyqit

Në seancën dëgjimore të mbajtur në korrik, Vogt deklaroi se kontakti me kokainën kishte ndodhur pa dijeninë e saj, gjatë një marrëdhënieje intime me një partner që kishte përdorur substancën një ditë më parë. Ai vetë, sipas saj, e kishte konfirmuar përdorimin e kokainës.

Ajo pranoi se nuk ishte plotësisht “e pafajshme”, duke e quajtur veten “të pakujdesshme” në raport me sjelljen e personit me të cilin kishte qenë.

Pavarësisht këtij shpjegimi, autoritetet vendosën që pezullimi të hynte në fuqi. Në vendimin e gjykatës thuhej:

“Analiza biologjike tregoi prani të një substance të klasifikuar si narkotik dhe të metabolitëve të saj. Nuk ka kontestim të rezultatit. Jahja ofron shpjegim nga jeta e saj private. Asaj i ndalohet pjesëmarrja në gara për një periudhë gjashtëmujore”.

Vogt do të jetë gjithashtu e detyruar t’i nënshtrohet testimeve të rregullta antidoping në të ardhmen.

Paralele me raste të mëparshme

Ky rast sjell ndër mend situata të ngjashme në botën e sportit. Tenisti francez Richard Gasquet më 2009 pretendoi se kishte rezultuar pozitiv ndaj kokainës pas një feste, ndërsa bokserja amerikane Virginia Fuchs dhe tenistja ukrainase Dajana Jastremska gjithashtu dhanë shpjegime të ngjashme dhe më pas u shpallën të pafajshme.

Kush është Sibylle Vogt?

E lindur më 23 mars 1995 në Leimbach të Zvicrës, Sibylle Vogt është një nga emrat më të suksesshëm të hipizmit në Gjermani dhe Evropë. Megjithëse zvicerane, ajo përfaqëson Gjermaninë dhe është pjesë e strehës së garave të Peter Schiergen në Koln.

Në vitin 2019 hyri në histori duke fituar garën Dr. Busch-Memorial me kalin Winterfuchs, duke u bërë vetëm gruaja e tretë që fiton një garë të këtij niveli në Gjermani. Më vonë, në 2020, fitoi International Jockey Challenge në Riad, duke lënë pas legjenda si Lanfranco Dettori dhe Olivier Peslier.

Në vitin 2021, shkroi një tjetër faqe të historisë duke fituar German 1000 Guineas në Dusseldorf – fitorja e parë ndonjëherë nga një grua në një nga garat klasike të Gjermanisë. Po atë vit, zuri vendin e tretë në German Derby me kalin Imi – rezultati më i lartë për një grua në këtë garë.