Zvicra – Kosova më 5 shtator: Vjen lajmi për biletat!

Milot Rashica
Milot Rashica

Ka nisur numërimi i ditëve për një nga sfidat më të rëndësishme të Kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Kupën e Botës 2026 – përballja ndaj Zvicrës, që zhvillohet më 5 shtator në “St. Jakob-Park” të Bazelit, me fillim nga ora 20:45.

Stadiumi pritet të jetë i mbushur deri në fund, ndërsa interesimi i madh nga diaspora shqiptare në Zvicër do ta bëjë atmosferën edhe më të veçantë.

Mbështetja për Kosovën pritet të jetë masive.

Të enjten, Federata Zvicerane e Futbollit ka njoftuar se biletat do të dalin në shitje më 31 korrik, përmes platformës zyrtare online ticketmaster.ch.

Kosova është në grupin kualifikues me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.

Pas ndeshjes në Bazel, më 8 shtator, Dardanët do të përballen me Suedinë, ndërsa Zvicra do të presë Slloveninë në një tjetër duel të fortë.