ZYRTARE: Kjo është skuadra e Fidan Alitit për edicionin e ri!

Fidan Aliti
Fidan Aliti

Klubi i Alanyasporit ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me qendërmbrojtësin kosovar, Fidan Aliti, duke i rinovuar kontratën deri në qershor të vitit 2028.

Aliti do të qëndrojë në Turqi për edhe tre vite të tjera, duke u bërë një pjesë e rëndësishme e ekipit në sezonet në vijim.

“Fidan Aliti është me ne edhe për tri vjet të tjerë. I urojmë suksese Fidan Alitit në sezonin e ri”, ka shkruar Alanyaspori në faqen zyrtare.

Në ditët e fundit, trajneri Joao Pereira dhe klubi kanë rinovuar edhe kontratën e mbrojtësit tjetër kosovar, Florent Hadërgjonaj, i cili do të mbetet pjesë e Alanyasporit deri në vitin 2027.

Aliti iu bashkua Alanyasporit në vitin 2023, pas transferimit nga Zurichu për shumën prej 100 mijë eurosh.

Në sezonin e kaluar, ai luajti një rol kyç në skuadër, duke marrë pjesë në 38 ndeshje në të gjitha kompeticionet, ku shënoi edhe një gol dhe dha një asistim.

824ce49f efd1 4a32 a251 141041fecf67