Zyrtare: Kristjan Asllani kalon te Torino

#post_seo_title

Torino ka njoftuar sot transferimin e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani nga Interi, në formë huazimi me të drejtë blerjeje.

Asllani, i lindur më 9 mars 2002 në Elbasan, u rrit në akademinë e Empolit, ku debutoi si profesionist në janar 2021 kundër Napolit. Me skuadrën toskane zhvilloi 27 ndeshje në Serie A, duke shënuar një gol dhe dhënë dy asiste, para se në verën e vitit 2022 të kalonte te Interi.

Gjatë tri sezoneve me “Nerazzurrët”, 22-vjeçari ka luajtur 99 ndeshje, duke realizuar katër gola dhe pesë asiste. Në këtë periudhë fitoi një Scudetto (2024), një Kupë të Italisë (2023) dhe dy Superkupa të Italisë (2023, 2024), si dhe grumbulloi përvojë në Ligën e Kampionëve me 19 paraqitje.

Asllani është gjithashtu një nga figurat kryesore të kombëtares shqiptare, për të cilën ka luajtur 33 ndeshje dhe ka shënuar tre gola.

Torino e ka përshëndetur zyrtarisht lojtarin me fjalët: “I gjithë klubi i uron ngrohtësisht mirëseardhjen Kristjan Asllanit: fat të mbarë dhe gjithmonë Forza Toro!”.