ZYRTARE: Peja nuk ndalet, prezanton edhe përforcimin e katërt të huaj!

KB Peja
KB Peja

KB Peja ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistit amerikan Skyler Flatten për edicionin 2025/26.

Lojtari 30-vjeçar, i cili luan në pozitën e alës së vogël (pozita 3), vjen me një përvojë të pasur ndërkombëtare dhe pritet të jetë një nga pikat kyçe të skuadrës verdhezi në sezonin e ri.

Flatten (198 cm) ka qenë pjesë e disa ekipeve të njohura evropiane, si Boras Basket në Suedi, Pinar Karsiyaka në Turqi, Bakken Bears në Danimarkë, si dhe PAOK e Lavrio në Greqi.

Së fundmi, ai ishte pjesë e ekipit Al Sadd në Katar.

Gjatë sezonit të kaluar, ai regjistroi mesatare mbresëlënëse prej 19.6 pikësh, 3.4 kërcimesh dhe 3.4 asistimesh për ndeshje, duke shënuar me efikasitet të lartë: 50% saktësi nga loja, përfshirë 65% nga dy pikë dhe 38% nga distanca e tre pikëve.

Skyler Flatten pritet t’i bashkohet skuadrës më 25 gusht, kur KB Peja nis përgatitjet për fazën parasezonale.

Ai ishte përforcimi i katërt i huaj i Pejës në këtë afat, pas Edward Beqiri, Dequan Morris dhe Tajh Green.

skyler flatten
skyler flatten