ZYRTARE: Prishtina prezanton qendrën amerikane 208 cm, vazhdon me përforcimet për sezonin e ri!

Sigal Prishtina
Sigal Prishtina

Sigal Prishtina vazhdon përforcimet për sezonin e ri. Të martën, klubi njoftoi transferimin e basketbollistit amerikan Kelby Kramer, i cili luan në pozitën e qendrës dhe është i gjatë 208 centimetra.

26-vjeçari së fundmi ishte pjesë e skuadrës Atletico Peñarol në Argjentinë, ndërsa më parë ka luajtur edhe në Meksikë, Sllovaki, SHBA dhe Rumani.

Një ditë më parë, Prishtina prezantoi edhe përforcimin tjetër, Lamb Autrey.

Përveç Kramerit dhe Autreyt, skuadra është forcuar gjithashtu me: Don Polloshkën, Valmir Kakrukin, Dion Haxhosajn dhe Arian Azemin.

Prishtinasit kërkojnë të ritkhehen në majën e basketbollit kosovar pas disa vjetësh.

kelby kramer
kelby kramer