Kalo te përmbajtja
Sonntag, 9 August 2026
FC Ballkani

Shamrock shënon në fund të pjesës së parë ndaj Ballkanit

Pjesa e parë e ndeshjes mes Shamrock Rovers dhe Ballkanit, e vlefshme për raundin e tretë kualifikues të UEFA Conference League, përfundoi me epërsinë 1:0 të vendasve.

Golin e vetëm deri tani e shënoi Rory Gaffney në minutat e fundit të fraksionit të parë, duke i dhënë avantazhin skuadrës irlandeze përpara pushimit.

Loja nisi e baraspeshuar, me të dyja skuadrat që u përpoqën të vendosin kontrollin si në posedim ashtu edhe në tentativa drejt portës.

Në pjesën e dytë, pritet që vendasit të tentojnë të thellojnë epërsinë, ndërsa skuadra e Orges Shehit do të kërkojë të reagojë shpejt për të rikthyer barazpeshën dhe për të mbrojtur avantazhin minimal 1:0 nga ndeshja e parë në Prishtinë.