Lepenci

#post_seo_title

Sot në Rahovec u zhvillua një nga ndeshjet më interesante të Ligës së Dytë, ku skuadra vendase u përball me Lepencin nga Kaçaniku. Takimi përfundoi me barazim 2-2, pas një loje plot emocione dhe kthesa.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi, duke shënuar dy herë me anë të Elvis Koraqit dhe En Shehut, duke krijuar një avantazh të dyfishtë. Megjithatë, Rahoveci i drejtuar nga trajneri Emin Bajrami reagoi fuqishëm, duke barazuar shifrat me golat e Florent Jasharit dhe Leonard Memës.

Ndeshja u mbyll 2-2, duke dhuruar emocione deri në minutën e fundit për tifozët e pranishëm. Ky rezultat mban të hapura llogaritë për të dy skuadrat në këtë fillimsezon të Ligës së Dytë.