Turqia me shumë vështirësi kalon në çerekfinale – Shengun thyen rekord

TUR-SWE
TUR-SWE

Pak ka munguar për një sensacion – Turqia, me shumë vështirësi, kalon Suedinë dhe shkon në çerekfinale

Përfaqësuesja e basketbollit e Turqisë është kualifikuar në çerekfinale të EuroBasketit, pasi në një përballje dramatike në fazën e 1/8-ës, mposhti Suedinë me rezultatin 85:79.

Kjo është hera e parë pas 16 vitesh që Turqia arrin në këtë fazë të turneut.

Çereku i katërt – fund dramatik:
Në minutat e fundit, Anderson tentoi të nxjerrë faull në sulm ndaj Şengün, por gjyqtarët vendosën për faull në mbrojtje. Megjithatë, Şengün gaboi të dy gjuajtjet e lira (82:77).
Håkanson realizon një treshe për barazim 76:76, ndërsa Larson dhe Birgander udhëhoqën rikthimin e Suedisë. Larkin mbeti 0/4 në tentativat nga distanca.
Turqia ruajti avantazhin në fund, falë ndërhyrjeve të Şengün dhe Korkmaz.

Çereku i tretë – epërsi e ndjeshme për Turqinë:
Pas një faze ku Suedia humbi ritmin dhe filloi të gabonte në gjuajtje, Turqia arriti të shkëputet për herë të parë në +10 (61:50), me kontributin e Osman dhe Şengün në faullat dhe pikat e fituara.

Çereku i dytë – Suedia në epërsi befasuese:
Suedia zhvilloi 10 minutat më të mira në EuroBasket që nga viti 2013, me 23 pikë në çerekun e parë dhe epërsi në pushimin e pjesës së parë (42:37).
Anderson mbylli pjesën e parë me një treshe. Larson ishte më efikasi me 9 pikë, ndërsa Osman udhëhoqi Turqinë me 11.

Çereku i parë – Suedia e fortë që në nisje:
Suedia e nisi ndeshjen me një seri 6:0 dhe me saktësi gati perfekte në gjuajtje (9/10), duke fituar 23:20 në 10 minutat e para.
Cedi Osman realizoi 3 treshe, por pati telashe me faullet – tre që në çerekun e parë, duke u detyruar të dalë nga loja.
Şengün u neutralizua plotësisht në këtë fazë.

Shengun shkruan histori 

Alperen Shengun ka hyrë në histori si lojtari i tetë në historinë e përfaqësueses që arrin 100 kërcime në EuroBasket, që nga viti 1995.

shengun
shengun