
Trajneri i Ballkanit, Orges Shehi, ka vlerësuar fitoren e Ballkanit ndaj Florianas me rezultat 4-2 në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.
Shehi ka thënë se skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë, pasi asgjë nuk ka mbaruar.
“Rëndësi ka fitorja. Edhe pse nisëm keq, treguam karakter. Nuk e humbëm durimin dhe arritëm te fitorja”.

Pësuam dy gola shumë të lehtë. Kjo ndodh në futboll dhe nuk dua të fajësojë lojtarët. Kemi mundur të luajmë edhe më mirë. Ballkani ka kaluar tranzicion të madh”.
“Duhet të jemi me këmbë në tokë dhe të fokusohemi vetëm në ndeshjen e radhës. Morëm një rezultat pozitiv, por ndeshja e dytë do të jetë edhe më e vështirë”, ka thënë Shehi.