Po vazhdojnë miqësoret ndërmjet skuadrave tona, por ka edhe duele me skuadra të vende tjera, sidomos të ekipeve tona që ndodhen në fazë përgatitore jashtë vendit. Dy ekipe tona u takuan në Bankso, Dukagjini – Feronikeli, ndërsa Ferizaj dhe Llapi luajtën me ekipe të shteve tjera, kurse Kërlaçki ju sjellë të gjitha rezultatet e ditës së sotme.
𝐅𝐂 𝐅𝐞𝐫𝐢𝐳𝐚𝐣 – 𝐅𝐂 𝐀𝐫𝐤𝐚𝐝𝐚𝐤 1-1 (Turkmenistan)
Skuadra jonë e Superligës ka zhvilluar ndeshje miqësore internacionale gjatë qëndrimit në fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë. Bardhekaltrit e Ferizajit kanë barazuar me skuadrën nga Turkmenistani, FC Arkadak, 1:1.
Golin e vetëm për skuadrën kosovare ka shënuar Erion Sadriu. Ndërsa Ferizaj kishte mundësi të shënonte edhe një gol, por humbën penalltinë e fituar.

Llapi – Makedonija GP 1-0
Llapi ka zhvilluar miqësoren e tretë gjatë qëndrimit në Ohër kudër skuadrës së promovuar në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, Makedonija GP.
Llapi i Batatinës ka fituar ndeshjen me rezultat minimal pas një gjuajtje nga distanca të realizuar nga Arbnor Ramadani (12′), dhe asistimit të Kushtrim Shabanit.
Skuadra tituallre e Llapit kundër Makedonija GP
Dukagjini – Feronikeli 2:2
Përballje kosovare në Bullgari, dy skuadrat e “gjelbërta” u ndeshën “paqësisht” ndërmjet veti me rezultat të barabartë, 2:2.
Golat për ekipin e Ismet Munishit shënuan Eldonit Shaqiri dhe Valentin Hoti, ndërsa për Feronikelin Arbios Thaçi dhe Shpresim Zogu.
Rilindja 1974 – Trepça ’89 1-4
Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë, u ndeshën dy skuadrat e Ligës së Parë, Rilindja vendase dhe ekipi nga Mitrovica e udhëhequr nga trajneri, Gani Sejdiu. Skuadra minatore fitoj me rezultat bindës, 1:4
Për “minatorët” dy gola shënoj Jahmurataj dhe nga njëherë shënuan Mehmeti dhe Hasani.

Suhareka – Trepça 1-2
Ndërsa u zhvillua edhe një duel ndërmjet skuadrave po të Ligës së Parë, skuadra e rënë nga elita e futbollit tonë, Suhareka priti Trepçën e trajnerit Emin Baliqi i cili shënoi fitore në këtë duel rivalësh, 1-2.
