Albion Rrahmani në super formë – 4 gola në 4 ndeshje!

Albion Rrahmani
Albion Rrahmani

Sulmuesi kosovar i Sparta Pragës, Albion Rrahmani, po kalon një moment të artë. Ai shënoi sërish sonte kundër Sigma Olomouc, duke e çuar në katër numrin e golave në po aq ndeshje radhazi.

Goli i tij në minutën e 56-të rezulton dominimin e skuadrës nga Praga në sfidën e sotme, me posedim dhe ritëm të lartë. Ky është një tjetër sinjal se Rrahmani po bëhet një nga pikat më të forta të repartit ofensiv të Spartës dhe Kombëtares së Kosovës.