madrid - marseille

madrid - marseille

Alexander-Arnold lë fushën i dëmtuar ndaj Marseille.

Real Madridi u përball me një tronditje të hershme në ndeshjen hapëse të Ligës së Kampionëve ndaj Marseille, teksa Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi muskulor.

Mbrojtësi anglez, i rikthyer në formacionin titullar nga Xabi Alonso, ndaloi papritur në minutat e para, duke sinjalizuar shqetësim. Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, u bë e qartë se ai nuk mund të vazhdonte lojën.

Alexander-Arnold u zëvendësua nga Dani Carvajal, duke detyruar një ndryshim të hershëm në prapavijën e madrilenëve në “Santiago Bernabéu”.

Mbetet për t’u parë nëse bëhet fjalë për një dëmtim serioz që mund ta mbajë anglezin jashtë fushave për një periudhë më të gjatë, apo thjesht për një problem kalimtar.

Rezultatet e pjesës së parë

Real Madrid 1-1 Marseille
22’ 0-1 Weah (Greenwood) – 29’ 1-1 Mbappe (Penalty)

Benfica 2-1 Qarabag
6’ 1-0 Barrenechea (Sudakov) – 16’ 2-0 Pavlidis (Sudakov)

Tottenham 1-0 Villarreal
4’ 1-0 Luiz Junior (Own goal)

Juventus 0-0 Dortmund

Kanë përfunduar:

Athletic Bilbao 0-2 Arsenal
72’ 0-1 Martinelli (Trossard), 87’ 0-2 Trossard

PSV 1-3 Union Saint-Gilloise
9’ 0-1 David (Penalty) – 39’ 0-2 Ait El Hadj, 81’ 0-3 Mac Allister (Rodriguez), 90’ 1-3 van Bommel