arbër hoxha

Arbër Hoxha

Në derbin e madh kroat që u zhvillua në Split, Arbër Hoxha ka gjetur rrugën e rrjetës pak para përfundimit të pjesës së parë, duke shënuar golin e tij të parë në këtë edicion. Dinamo në fund fitoi edhe një përballje me rivalën e përjetshëm Hajdukun, 2-0.

 

Në minutën e 44-të, Hoxha mori topin rreth 30 metra nga porta, ndërmori një depërtim individual dhe me një goditje të fuqishme nga jashtë zonës shënoi golin e epërsisë për Dinamon.

25-vjeçari iu bashkua klubit më të madh kroat në janar 2024 nga Slaven Belupo dhe tashmë, në paraqitjen e tij të 52-të, ka shënuar golin e pestë me Dinamon. Përveç paraqitjeve në klub, Hoxha ka edhe 13 ndeshje me fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, duke u bërë një nga lojtarët e rëndësishëm të brezit të ri kuqezi.

arbër hoxha
arbër hoxha