Ardian Nuhiu

Ardian Nuhiu

Tifo-grupi i Gjilanit, “Skifterët”, ka kërkuar largimin e trajnerit Ardian Nuhiu për shkak të rezultateve të dobëta të ekipit këtë sezon.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, “Skifterët” paralajmëruan se do të ndërmarrin veprime të tyre nëse klubi dhe trajneri nuk reflektojnë.

“Asnjëherë nuk jemi përzier në punët e kryesisë dhe gjithmonë kemi pasur besim të plotë tek ata. Por nga ky moment, trajneri Ardian Nuhiu është i padëshiruar për ne, nëse nuk reflekton ai. Nëse nuk ka ndryshim, do të veprojmë në mënyrën tonë, ashtu siç dimë ne. Askush nuk është mbi klubin e zemrës Gjilanin!”.

Aktualisht, Gjilani renditet në vendin e shtatë në tabelën e Superligës së Kosovës me vetëm 7 pikë, duke shfaqur një start të vështirë të sezonit.

Gjilani ka bërë investime të mëdha këtë sezon dhe pritej të luftonte për kreun e tabelës.