Arrihet marrëveshja: Grealish befason me skuadrën e re!

Jack Grealish
Jack Grealish

Evertoni ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn për transferimin e përkohshëm të Jack Grealish. Sipas raportimit të ekspertit të transferimeve, Fabrizio Romano, sulmuesi anglez do të bashkohet me klubin nga “Goodison Park” në formë huazimi deri në përfundim të edicionit 2025/26.

Huazimi nuk përfshin opsion blerjeje, që do të thotë se Grealish pritet të rikthehet te City pas përfundimit të sezonit.

29-vjeçari pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore në ditët në vijim, pas së cilave do të zyrtarizohet si përforcimi më i ri i Evertonit.

Ai do të jetë transferimi i gjashtë i klubit në këtë afat kalimtar.

Në sezonin e kaluar me Manchester Cityn, Grealish pati një rol më të kufizuar, duke luajtur vetëm 715 minuta në Premier League, ku shënoi një gol dhe dhuroi një asistim.

Grealish u transferua te City në vitin 2021 nga Aston Villa për 117 milionë euro, duke u bërë blerja më e shtrenjtë në historinë e klubit. Me “Citizens” ka fituar gjithsej gjashtë trofe.

jack grealish
jack grealish