Kalo te përmbajtja
Montag, 27 Juli 2026
Shqipëria

Asllani drejt kalimit te Bologna – marrëveshja gati, pritet vetëm firma

Kristjan Asllani është shumë pranë transferimit nga Interi te Bologna, në një marrëveshje që përfshin 9 milionë euro dhe 40% të fitimeve nga një shitje e ardhshme. Bologna ka rënë dakord me Interin dhe tashmë pritet vetëm përgjigjja përfundimtare e mesfushorit shqiptar për të finalizuar gjithçka, përcjellë Kërlaçki.

Kontrata e propozuar nga Bologna do të zgjasë deri në vitin 2029, me mundësi zgjatjeje edhe për një vit tjetër, deri më 2030. Paga e Asllanit pritet të jetë rreth 1.8 milionë euro në sezon.

Në sezonin e fundit me Interin, Asllani ka bërë 39 paraqitje në të gjitha kompeticionet, duke shënuar 3 gola. Në Serie A ka luajtur në 22 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola, ndërsa ka kontribuar edhe në Champions League, Kupën e Italisë dhe Superkupën e Botës.

Në total me fanellën zikaltër, Asllani numëron 99 paraqitje dhe 4 gola në të gjitha kompeticionet, ndërkohë që me përfaqësuesen shqiptare ka grumbulluar 33 ndeshje dhe ka shënuar 3 gola.

Në aspektin teknik, Asllani shquhet si mesfushor qendror me orientim mbrojtës, duke regjistruar një përqindje pasimesh mbi 91% dhe një mesatare të lartë në asistime të pritshme (xA), çka e rendit ndër më efikasët në ligë për pozicionin e tij.

Nëse marrëveshja finalizohet, Bologna do të fitojë një element të rëndësishëm në mesfushë, ndërsa për Asllanin ky do të ishte një hap i ri për të fituar më shumë hapësirë dhe për të qenë protagonist i rregullt në Serie A.