Crvena Zvezda ka mposhtur Panathinaikosin 86:68 dhe duke u ngjitur e vetme në krye të tabelës së Euroleague. Por, në vend të një urimi të drejtëpërdrejtë për kundërshtarin, trajneri i grekëve, Ergin Ataman, vendosi të provokojë.
Në konferencën për media pas ndeshjes, Ataman “gabohet” qëllimisht duke thënë:
“Urime për Olympiakosin… O, më falni, doja të thosha për Crvena Zvezdën. E thashë Olympiakosin sepse tifozët po brohorisnin për ta.”
Me këtë deklaratë, Ataman i referohej thirrjeve të tifozëve të Zvezdës, që tradicionalisht kanë lidhje të ngushta me tifozët e Olympiakosit nga Pireu – një aleancë që shpeshherë është reflektuar edhe në atmosferën e ndeshjeve.
Sa i përket analizës së ndeshjes, Ataman pranoi:
“E nisëm keq, me shumë gabime dhe 10 gjuajtje të humbura. Humbëm kontrollin që në fillim. Në çerekun e fundit disa lojtarë treguan karakter, u përpoqëm të rikthehemi, por bëmë disa gabime dhe e humbëm.”
Trajneri turk, i njohur për deklaratat provokuese, u prit me fishkëllima nga “Delije” në Beograd – një atmosferë e zakonshme kur Ataman është në qytet. Përplasja mes Panathinaikosit dhe Zvezdës në parket tashmë është pas krahëve, por “lufta e ftohtë” jashtë tij duket se sapo ka nisur.