Avdyli në portë, Bunjaku në sulm – kështu pritet të luajë Malisheva ndaj Víkingur

#image_title

Malisheva do të luajë për herë të dytë në histori në garat evropiane dhe trajneri Bekim Isufi pritet t’i besojë skemës klasike 4-3-3 për përballjen e parë ndaj islandezëve të Víkingur Reykjavík.

Në portë do të startojë Ilir Avdyli, i cili do të ketë përpara katërshen e mbrojtjes të përbërë nga Arber Pira në të djathtë, Arlind Veliu në të majtë, ndërsa qendra do t’i besohet Dreni Kryeziut dhe Agon Xhakës.

ilir avdyli gardiani i malishevës

Në mesfushë do të luajnë Robert Mathieu Ndjigi si organizator, ndërsa do të ndihmohet nga Besnik Ferati dhe Etrnik Brruti, të cilët pritet të mbulojnë hapësirat dhe të japin stabilitet në dy fazat e lojës.

Treshja ofensive do të përbëhet nga Altin Aliu, Fatjon Bunjaku dhe Laurent Xhylani – të cilët do të kenë detyrën për të krijuar rrezik dhe për të çuar Malishevën drejt një rezultati pozitiv në “Fadil Vokrri”.

malisheva
malisheva

Kjo përballje është vendimtare për ambiciet evropiane të klubit kosovar, i cili kërkon të shfrytëzojë fushën dhe përkrahjen e tifozëve për të bërë hapin e parë drejt kualifikimit.