Baby Jokiç shkruan histori në EuroBasket dhe eliminon trajnerin kroat

TUR-POL
TUR-POL

Përfaqësuesja e Turqisë ka siguruar biletën e parë për gjysmëfinalet e EuroBasket 2025, pasi mposhti Poloninë me rezultat 91:77. Ylli i ndeshjes ishte Alperen Shengun, i njohur në NBA me nofkën “Baby Jokiç” për stilin e ngjashëm me Nikola Jokiç, i cili regjistroi një triple-double historik me 19 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime.

Ky ishte vetëm triple-double-i i gjashtë në historinë e EuroBasket-it, ndërsa Shengun iu bashkua Luka Donçiçit, që po ashtu realizoi një në këtë edicion, duke bërë turneun e sivjetëm të parin në histori me dy lojtarë që arrijnë një statistikë të tillë. Humbja e Polonisë, nën drejtimin e trajnerit kroat Igor Miliçiç, i privoi ata nga një kualifikim i dytë radhazi në gjysmëfinale.

Përballja nisi e barabartë, me rezultatin 19:19 pas çerekut të parë, por në periodën e dytë Turqia shpërtheu duke shënuar 27 pikë dhe duke pranuar vetëm 13, çka i dha epërsi prej 14 pikësh në pushim. Skuadra e Ergin Atamanit e menaxhoi me sukses avantazhin deri në fund, duke e çuar diferencën edhe në +23 gjatë pjesës së tretë.

Përveç Shengun-it, Turqia pati shpërndarje të gjerë në pikë: Shane Larkin (13 pikë, 5 kërcime, 5 asistime), Sehmus Hazer (13), Kenan Sipahi (11) dhe treshja Cedi Osman, Furkan Korkmaz, Ercan Osmani me nga 10 pikë secili.

Te Polonia u dalluan Mateusz Ponitka dhe Jordan Loyd me nga 19 pikë, por kjo nuk mjaftoi për një surprizë. Turqia në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e përballjes mes Lituanisë dhe Greqisë.

Triple-double-at në historinë e EuroBasket-it:

  • Stojko Vrankoviç (Hrvatska, 1993) – 12 pikë, 13 kërcime, 10 bllokime

  • Toni Kukoç (Hrvatska, 1995) – 15 pikë, 12 kërcime, 11 asistime

  • Andrei Mandache (Rumunija, 2017) – 14 pikë, 12 asistime, 10 kërcime

  • Mateusz Ponitka (Poljska, 2022) – 25 pikë, 16 kërcime, 10 asistime

  • Luka Donçiç (Slovenija, 2025) – 26 pikë, 11 asistime, 10 kërcime

  • Alperen Shengun (Turska, 2025) – 19 pikë, 12 kërcime, 10 asistime