Bashkimi nis aventurën evropiane kundër Anwilit

KB BASHKIMI

Bashkimi nga Prizreni është gati për debutimin historik në FIBA Europe Cup.

Sonte (e mërkurë), “Portokallezinjtë” do të përballen me polakët e Anwil Wloclawek në ndeshjen e parë të raundit kualifikues, që zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” nga ora 19:00.

Atmosfera pritet të jetë e zjarrtë, pasi klubi prizrenas pret përkrahjen maksimale nga tifozët në këtë sfidë shumë të rëndësishme.

bashkimi
bashkimi

Përballë Bashkimit është një kundërshtar me traditë të madhe: Anwil fitoi FIBA Europe Cup në vitin 2023 dhe sezonin e kaluar arriti deri në fazën e 1/16-ës.

Takimi i dytë do të zhvillohet më 1 tetor në Poloni, ndërsa skuadra që del më e mirë nga të dyja përballjet do të sigurojë një vend në fazën e grupeve të këtij kompeticioni prestigjioz.