Baton Zabërgja ka përfunduar transferin te Metalist Kharkiv në Ukrainë dhe sonte pritet të luaj ndeshjen e fundit për dinamovitët e prirë nga trajneri i trofeshëm, Ilir Daja. Çdo rezultat tjetër veç kalimit të raundit përballë Atletic Escaldes nga Andorra do të ishte befasi e madhe. Ndeshjen e parë fituan Dinamo, 2-1 golin e barazimit nga Zabërgja, thekson Kërlaçki.
Zabërgja, produkt i futbollit të Kosovës
Zabergja është produkt i futbollit të Kosovës, të nisur nga Vushtrria për të kaluar te Drenica dhe në fund nga Gjilani në ekipin e njohur të Shqipërisë, Dinamo. Zabergja ka arritur të luaj edhe dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Kosovës.
Ndoshta Metalist nuk është prej skuadrave më të njohura dhe të duhura, por mbase aspekti financiar ka bërë të vetën, si për futbollistin po ashtu edhe për vetë Dinamon e ku nga kjo pjesë do të përfitoj edhe klubi i Vushtrrisë.
Daja: Kemi bërë një hap të mirë në ndeshjen e parë, jo vetëm në rezultat
“Po themi që jemi mirë, sepse rikthehen Dita dhe Itodo që nuk kanë qenë në ndeshjen e parë. Për të sqaruar opinionin dhe tifozët e Dinamos, të dy nuk kanë qenë në gjendje për ndeshjen e parë. Kemi mungesën e Rustemit, një tjetër kapiten i ekipit. Pati një dëmtim në seancën e pardjeshme. Kemi në diskutim edhe një tjetër lojtar, për arsye shëndetësore, por që do shohim deri nesër. Mendoj që do ishte shumë mirë të kishim gjithë kontingjentin në dispozicion, por që jemi mirë”, ka thënë Daja para ndeshjes së sotme.
“Nesër është ndeshja e 56-të në Europë si trajner. Asnjëherë nuk ka pasur një ndeshje të lehta. Sado në letër të jetë i nivelit të lartë ose jo. Kemi bërë një hap të mirë në ndeshjen e parë, jo vetëm në rezultat, por që kemi bërë një pjesë të dytë goxha të mirë. Dihet që këto ndeshje nuk përfundojnë me ndeshjen e parë, por duhet akoma më shumë të jemi të fokusuar nesër, pavarësisht rezultatit që kemi marrë në Andorra. Asnjëherë nuk jam përgatitur për penalltitë, të them të drejtën, edhe kur kam drejtuar ekipe të tjera. Nuk dua ta çoj psikologjikisht ekipin drejt një rezultati që shkon drejt penalltive. Arsyeja e dytë është që është tjetër të gjuash penallti në stërvitje dhe tjetër në ndeshje”, ka thënë Daja.
Zekerija Ramadani, trajneri i Dritës është i vetmi për momentin që mund t’ia arrijë Dajës statistikat 12 trajnerë iu kanë prirë 9 skuadrave kosovare në garat ndërkombëtare nga viti 2017. Daja më së shumti paraqitje […]
Olimpia – Egnatia (20:00), Ballkani – Shamrock (20:30) dhe Hajduk – Dinamo (21:00), të gjitha ndeshje këto të kualifikueseve të raundit të tretë të Ligës së Konferencës dhe FCSB – Drita (20:30) në Ligën e […]
Dinamo City i Tiranës është skuadra tjetër që eliminon nga kualifikimet evropiane Hajdukun e njohur kroat nga Spliti. Nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja, Dinamo triumfoi 3:1 të enjten mbrëma në “Air Albania” në ndeshjen […]