Bastoret s’kanë dyshime: Den Bosch favorit absolut, Trepça autsajdere?

trepça
Trepça

KB Trepça do të udhëtojë drejt Samokovit të Bullgarisë për të zhvilluar një ndeshje shumë të rëndësishme. Të hënën, më 22 shtator 2025, në orën 20:00 (ora lokale), mitrovicasit përballen me Heroes Den Bosch në Arena SamElyon, në fazën çerekfinale të Turneut të Kualifikimeve të Champions Path.

Fituesi i këtij dueli siguron biletën për në Fazën e Rregullt të Basketball Champions League 2025-26.

Sipas kompanive të basteve, favorit i madh në këtë sfidë është skuadra holandeze. Fitorja e Heroes Den Bosch është kuotuar me 1.28, ndërsa triumfi i Trepçës vlerësohet me kuotë 3.40.

kuotat e ndeshjes den bosch-trepça
kuotat e ndeshjes den bosch-trepça

Heroes Den Bosch, një nga klubet më të trofeshme dhe me traditë në Holandë, hyn në këtë ndeshje me reputacion të madh dhe përvojë të pasur në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, Trepça shkon në Samokov me shumë motivim dhe seriozitet, duke e parë këtë përballje si një mundësi të artë për të shkruar histori në garat evropiane.

Mitrovicasit janë përgatitur intensivisht dhe synojnë të tregojnë karakter përballë favoritit, me shpresën që pas këtij dueli të hapet një rrugë e re për klubin drejt elitës së basketbollit kontinental.

kb trepça
kb trepça