Bekim Isufi, futbollist i shumë skuadrave të njohura kosovare, Drita, Besiana, Gjilani, Flamurtari, KEK-u, etj, si trajner, në debutimin e tij në Evropë, në dy ndeshjet kualifikuese të zhvilluara në Gjibraltar, pati mposhtur kampionët e Andorrës, FC Santa Coloma, 2-0 pas vazhdimeve. Edhe në ndeshjen e dytë finale, po pas vazhdimeve, kishte mposhtur kampionët vendas të Gjibraltarit, Lincoln Red Ips FC.
Nga ora 20:45, Vikingur e pret Malishevën (1-0). Skuadra jonë s’ka çfarë të humbas, vendasit janë favorit. Por, kryetrajneri Isufi, nuk e ka “sefte” kalimin e raundit. Në pjesëmarrjën e tij të parë me Dritën kishte arritur edhe fitoren e parë një skuadër kosovare, por edhe kualifikim e parë, po ashtu për një skuadër kosovare.
“Beka”, me përvojën e tij, mbase edhe mund të bëjë mrekullinë sonte.
Statistikat e Bekim Isufit si trajner në Evropë