
Është e vërtetë, klubi nuk ka njoftuar për largimin e tij. Po ashtu është e vërtetë se portalet nuk mund të ndryshojnë trajnerin e asnjë klubi! Por…
Ku qëndron e vërteta? Udhëheqësit kanë zhvilluar bisedime me disa trajnerë. Po të mos mendonin për zëvendësimin e trajnerit aktual, Arsim Thaçi, nuk do të kishte negociata me trajnerë vendorë apo të huaj.
Pra, çfarë po ndodh me pozitën e kryetrajnerit të Prishtinës?
Në fakt, Arsim Thaçi ka kontratë edhe për një vit të plotë. Shkarkimi i tij do të nënkuptonte pagesën e të gjithë shumës deri në fund të kontratës, nëse palët nuk do të arrinin një marrëveshje.
Ndërkohë, kompensimi deri në përfundim të kontratës kap vlerën mbi 50.000 euro – përfshirë pagat dhe bonuset. Ndoshta pikërisht kjo është arsyeja pse klubi po vazhdon ende me trajnerin aktual.