
Blut e Chelsea-s kanë siguruar pjesëmarrjen në gjysmëfinalet e Kampionatit Botëror të Klubeve, pas një fitoreje me rezultat 2:1 ndaj Palmeiras në ndeshjen e çerekfinales, që u zhvillua në Filadelfia.
Në pjesën e parë, Chelsea kaloi në avantazh në minutën e 16-të, falë golit të Cole Palmer, i cili shfrytëzoi një rast të mirë për të shënuar. Palmeiras nuk u dorëzua dhe barazoi në minutën e 53-të përmes Estêvãos, sulmuesi 18-vjeçar që nga sezoni i ardhshëm do të jetë pjesë e Chelsea-s.
Takimi mbeti i tensionuar deri në fund, ku rezultati u vendos në minutën e 83-të, kur mbrojtësi argjentinas i Palmeiras, Agustín Giay, shënoi një autogol fatal për ekipin e tij.
Në gjysmëfinale, Chelsea do të përballet me brazilianët e Fluminense, një tjetër skuadër e madhe nga Rio de Janeiro.
Sonte zhvillohen edhe dy ndeshjet e tjera të çerekfinales: PSG – Bayern dhe Real Madrid – Borussia Dortmund.
Be the first to comment