
Olympique Marseille ka intensifikuar përpjekjet për të transferuar Edon Zhegrovën, anësorin e Lille dhe yllin e Kombëtares së Kosovës, ndërkohë që Juventusi mbetet i bllokuar në merkato.
Sipas raportimeve të Gianluigi Longarit, “Bianconerët” kanë shfaqur interes për Zhegrovën, por negociatat e tyre nuk kanë përparuar, pasi klubi nuk mund të nënshkruajë me një sulmues anësor derisa të zgjidhet situata e Nico Gonzalez, i cili po pengon afrimet e reja.
Nga ana tjetër, Marseille ka intensifikuar kontaktet ditët e fundit dhe duket më i favorshëm për të siguruar shërbimet e 25-vjeçarit.
Klubi francez e sheh Zhegrovën si një përforcim kyç për skuadrën e trajnerit Roberto De Zerbi dhe synon të mbyllë marrëveshjen para se Juventusi të rikthehet fuqishëm në garë.
Mbetet të shihet deri në ditët e fundit të afatit kalimtar se ku do të transferohet Zhegrova, megjithatë një kalim te Zonja e Vjetër nuk mund të përjashtohet.