Crystal Palace mposht Liverpoolin pas penalltive dhe fiton Community Shield

Crystal Palace
Crystal Palace

Nën duart e Oliver Glasnerit, Crystal Palace ka triumfuar mbi Liverpool—kampionët e Premier League—në Community Shield 2025, duke fituar në penallti 3–2 pas një barazimi 2–2 në kohën e rregullt në stadiumin Wembley në Londër.

Liverpooli kaloi në avantazh shumë herët, që në minutën e 4-t, kur përforcimi i ri Hugo Ekitike realizoi me një goditje të saktë nga jashtë zonës.

Pak më vonë, në minutën e 17-të, Crystal Palace barazoi përmes penalltisë së realizuar nga Jean-Philippe Mateta, pasi Virgil van Dijk ndaloi Ismaila Sarrin në zonë.

Liverpool shënoi sërish përmes Jeremie Frimpong—kur një krosim i tij u devijua në mënyrë fatlume në rrjetë dhe golin i dedikoi sulmuesit të ndjerë Diogo Jota.

Në minutën e 77-të, Sarr realizoi një tjetër gol për Palace, duke mposhtur portierin Alisson dhe çuar ndeshjen në penallti.

crystal palace trofeu
crystal palace trofeu

Penalltitë vendimtare

Në penallti, Mohamed Salah, Alexis Mac Allister dhe Harvey Elliott gabuan për Liverpoolin, ndërsa për Palace gabuan Eberechi Eze dhe Sosa.

Portieri Dean Henderson u shndërrua në hero, duke ndalur goditjet e Mac Allister dhe Elliott, duke treguar formën e shkëlqyer që nga finalalja e FA Cup.

Penalltinë vendimtare gjuajti Justin Devenny, që si zëvendësues realizoi për të siguruar edhe një trofeu për Crystal Palace.