Dabiqaj: Goli i parë historik për Dritën në fazën e Ligës, një ndjenjë e jashtëzakonshme

KuPS - Drita 1-1
KuPS - Drita 1-1

Pas barazimit të arritur në Finlandë ndaj KuPS-it, ka folur edhe autori i golit historik të Dritës në fazën e grupeve të UEFA Conference League, Albert Dabiqaj.

KuPS - Drita 1-1
KuPS – Drita 1-1

Me golin e tij, sulmuesi i siguroi skuadrës një pikë të madhe në debutimin evropian në këtë fazë.

“Ishte një ndjenjë shumë e mirë shënimi i golit. Me pak më shumë fat, mund të kishim fituar, por nuk duhet harruar se edhe portieri ynë, Faton Maloku, pati disa pritje vendimtare. Jam i kënaqur edhe me barazimin, por na pret shumë punë në ndeshjet e ardhshme”, tha Dabiqaj pas ndeshjes.

Ai shtoi se goli ka një domethënie të veçantë për të:
“Patjetër, këtë gol ia dedikoj familjes, klubit dhe bashkëlojtarëve të ekipit.”

Dritën pas kësaj ndeshje e presin dy përballje në Superligë, të hënën derbi me Gjilanin, pastaj përballja me Malishevën dhe më 23 tetor në “Fadil Vokrri” në xhiron e dytë e presin Omonian e Qipros.