
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës për vajza, Sami Sermaxhaj, ka publikuar listën e futbollisteve të ftuara për ndeshjet e “Play-Off”-it të Ligës së Kombeve.

Kosova do të përballet me Turqinë për inkuadrim në Ligën B të Ligës së Kombeve për femra. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 24 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa ajo e kthimit më 28 tetor në Izmir.
Kosova e mbylli si e dyta grupin kualifikues pas Letonisë, ndërsa Turqia u rendit e treta në grupin e saj. Tani, dy skuadrat do të kërkojnë të sigurojnë vendin në Ligën B për edicionin e ardhshëm të garës.
Këto përballje pritet të jenë vendimtare për ambiciet e Dardaneve në skenën ndërkombëtare, duke synuar një nivel më të lartë konkurrimi në futbollin evropian për femra.
Standings provided by Sofascore
Standings provided by Sofascore