
Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në kompleksin e FFK-së në Hajvali, në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e para të ciklit kualifikues për Kampionat Botëror 2026, ku dardanët do të përballen me Zvicrën dhe Suedinë.
Kosova do të luajë më 5 shtator në Bazel kundër Zvicrës, ndërsa më 9 shtator do të presë Suedinë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Të dyja sfidat janë vendimtare për synimet e skuadrës së drejtuar nga Franco Foda, që kërkon të bëjë hapin e madh drejt një kualifikimi historik.
Kujtojmë se Kosova bën pjesë në Grupin B të kualifikimeve, së bashku me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë. Fituesi i grupit siguron biletën direkte për Botëror, ndërsa vendi i dytë do të ketë mundësinë të provojë fatin në play-off.
Atmosfera në ekip shihet pozitive, ndërsa lojtarët janë të motivuar për të dhënë maksimumin në këtë fillim të rëndësishëm të ciklit eliminator.
Prononcimi i Ermal Krasniqit
Prononcimi i Veldin Hoxhës