Debutimi i shkëlqyer ndaj Dortmundit, Tudor: Zhegrova do të menaxhohet me kujdes!

tudor dhe zhegrova
Tudor dhe Zhegrova

Trajneri i Juventusit, Igor Tudor, ka folur për gjendjen e Edon Zhegrovës në prag të ndeshjes së fundjavës kundër Veronës.

Ai theksoi se sulmuesi kosovar ende nuk ka shumë minuta në këmbë dhe se stafi teknik do të duhet të menaxhojë me kujdes situatën e tij.

“Zhegrova nuk ka shumë minuta të kaluara në fushë, kështu që do të duhet ta vlerësojmë dhe ta menaxhojmë mirë e me kujdes,” tha Tudor, duke lënë të kuptohet se aktivizimi i tij do të varet nga gjendja fizike.

Zhegrova debutoi në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmund, ku u inkuadrua në minutat e fundit të sfidës. Edhe pse me pak kohë në dispozicion, ai la përshtypje të mirë me lojën e tij energjike.

Ndeshja përfundoi me barazimin spektakolar 4-4, ndërsa debutimi i Zhegrovës u konsiderua si një hap i rëndësishëm në rikthimin e tij pas një periudhe të gjatë mungese për shkak të lëndimit.