Deklarata qesharake e Sinner pas triumfit në Wimbledon, tallet me vëllain e tij!

Pas fitores së madhe në finalen e Wimbledonit 2025 ndaj Carlos Alcaraz me rezultat 3:1 në sete, kampioni i ri i turneut, Jannik Sinner, dha një deklaratë emocionale dhe plot respekt në ceremoninë përmbyllëse. Ai u tall edhe me vëllain e tij, duke thënë se po të kishte garë Formula 1, nuk do të ishte në Londër sot. 

Ky është titulli i parë i italianit në Wimbledon dhe një moment historik në karrierën e tij, që erdhi pas një paraqitjeje mbresëlënëse përgjatë gjithë turneut, përcjellë “Kërlaçki”.

Jannik Sinner pas fitores së Wimbledonit:

“Do të doja të filloja me Carlosin. Sërish, një turne i mrekullueshëm nga ana jote dhe mbi të gjitha, faleminderit për atë çfarë je si lojtar. Është shumë e vështirë të luash kundër teje, por kemi një marrëdhënie shumë të mirë jashtë fushës. Vazhdo përpara, mos ndalo së shtyeri për më shumë – këtë trofe do ta mbash në duar edhe shumë herë të tjera. Madje, e ke bërë tashmë dy herë!”

“Është një ndjenjë e veçantë sepse prindërit e mi janë këtu, vëllai im, i gjithë ekipi – është thjesht e pabesueshme. Një falënderim i veçantë për vëllanë tim, sepse këtë fundjavë nuk ka garë të Formula 1, prandaj është këtu!”

Për çfarë është dashur të sakrifikojë fizikisht dhe emocionalisht për këtë sukses:

“Do të thosha, më së shumti emocionalisht, sepse pata një humbje shumë të vështirë në Paris. Por në fund të ditës, nuk ka rëndësi si fiton apo si humbet – në turnetë e rëndësishëm duhet të kuptosh çfarë nuk shkoi mirë dhe të punosh mbi atë. Ne u përpoqëm ta pranonim humbjen dhe të vazhdonim punën. Pa dyshim, kjo është një nga arsyet pse sot po mbaj këtë trofe. Ka shumë kuptim për mua.”

Për momentin kur po shërbente për ndeshjen:

“Në gemin e fundit shërbeva shumë mirë. Pata disa momente të vështira në gemin paraardhës, por në ndeshjet me pesë sete çdo moment mund të ndryshojë gjithçka. Jam shumë i lumtur që arrita të ruaj qetësinë.”