
Pas 18 vitesh në Evropë, Angel Di Maria u rikthye në fushën e lojës me fanellën e Rosario Central, duke shënuar një gol të bukur nga pika e bardhë në minutën e 78-të të ndeshjes kundër Godoy Cruz. Ky ishte një moment i veçantë për “Fideon”, i cili u emocionua deri në lot gjatë paraqitjes së tij në stadiumin “Gigante de Arroyito”, ku u prit me duarrokitje nga 47,000 tifozë.

Megjithatë, goli i tij nuk mjaftoi për të siguruar fitoren. Në minutën e 95-të, Godoy Cruz barazoi rezultatin me një gol të Vicente Poggi, duke e mbyllur ndeshjen në barazim 1-1.
Për më tepër, Di María u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 89-të për shkak të një goditjeje të fortë në këmbë, që e la të shtrirë në tokë. Pas ndeshjes, ai qetësoi tifozët duke thënë se ishte vetëm një goditje e lehtë dhe se ndihej mirë.
Ky rikthim i “Fideos” te Rosario Central shënon një kapitull të ri në karrierën e tij, duke synuar të sjellë tituj për klubin që e pa të rritej si lojtar.