
Differdange ka konfirmuar se të gjitha biletat për ndeshjen e “play-off”-it të Konferencë Ligës kundër Dritës janë shitur, duke paralajmëruar atmosferë të bukur sonte në Luksemburg.
Klubi njoftoi se nuk ka më bileta në dispozicion dhe u bëri thirrje tifozëve pa biletë të mos shkojnë në stadium, përcjellë “Kërlaçki”.
“Jemi sold out për sonte! Ju lutemi mos ejani në stadium nëse nuk keni biletë. Ndeshjen mund ta shikoni në lokalin The Game Kinepolis. Ata ofrojnë një birrë falas për çdo gol të ekipit tonë!”, shkroi Differdange në komunikatë.
Drita e ka fituar ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat 2:1 dhe kërkon ta ruajë epërsinë për të siguruar një kualifikim historik në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin Stade Municipal de la Ville de Differdange.
Përballja e sotme fillon nga ora 20:00.