Dita e Prishtinës, kryeqytetasit përballen sonte me Larnen

IMG 3013
FC Prishtina

Pas eliminimit nga Liga e Evropës, Prishtina do ta vazhdojë aventurën ndërkombëtare në Ligën e Konferencës. Skuadra nga kryeqyteti do të luajë sonte ndeshjen e parë të raundit të dytë ndaj ekipit irlandez Larne.

Takimi zhvillohet në stadiumin Ballymena Showgrounds, një impiant me kapacitet prej 4,100 ulësesh, dhe pritet të nis në orën 21:00 sipas kohës lokale.

E udhëhequr nga trajneri Arsim Thaqi, Prishtina synon të marrë një rezultat të favorshëm në Irlandë, për të rritur gjasat e kualifikimit për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës.

FC Prishtina
FC Prishtina

Skuadra është e motivuar për ta lënë pas zhgënjimin nga ndeshjet e mëparshme dhe për të përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Prishtina do ta luajë këtë ndeshje pa Ron Raçin i cili po kompleton transferimin te Hajduk Split.

Por trajneri Arsim Thaqi ka shumë alternativa në fazën defanzive, ku do të tentojë ta mbulojë mungesën e Raçit.