Donçiç ofendon gjyqtarët, i akuzon për të shitur. Më pas reagon me një fjalë

luka donçiç
Luka Donçiç

Në Slloveni ka shpërthyer pakënaqësia pas eliminimit të kombëtares në çerekfinalet e Eurobasketit, ku u mund 91:99 nga Gjermania.

Opinioni sportiv atje është i bindur se gjyqtarët ishin vendimtarë për këtë rezultat. Luka Donçiç, ylli më i madh i turneut, reagoi ashpër ndaj tyre. Ai mori një faull teknik që në minutat e para dhe u ngarkua me faullin e katërt në fillim të çerekut të tretë. Tre gjyqtarët e ndeshjes – Wojciech Liszka nga Polonia, Luis Castillo nga Spanja dhe Martins Kozlovskis nga Letonia – u kritikuan rëndë në Slloveni.

Donçiç përfundoi ndeshjen si shënuesi më i mirë me 39 pikë, 10 kërcime dhe 7 asistime. Megjithatë, performanca e tij mbeti në hije për shkak të shpërthimeve kundër gjyqtarëve. I revoltuar nga vendimet e tyre, ai i ofendoi dhe me gjeste akuzoi se ishin të korruptuar.

Një ditë pas humbjes dhe eliminimit nga Eurobasketi, kapiteni i Sllovenisë reagoi me një postim në rrjete sociale: ai shpërndau një fotografi me shokët e skuadrës kombëtare, duke e shoqëruar vetëm me një fjalë – “Ponosan” (Krenar) – si dhe me një zemër dhe flamujt e Sllovenisë.

slo
slo