Drita për shortin: Na presin sfida të mëdha, me Intelektualët prezantojmë denjësisht Kosovën në Evropë

Drita
#post_seo_title

Drita tashmë ka mësuar shortin për fazën e grupeve në UEFA Conference League. Klubi gjilanas pranon se përpara tij janë sfida të mëdha, por edhe mundësi të arta për të shkruar faqe të reja në historinë e futbollit kosovar.

Në një komunikatë zyrtare, Drita thekson se me zemër, me besim dhe me tifozët “Intelektualët” gjithmonë pranë, skuadra do të luftojë për ngjyrat e klubit dhe për të përfaqësuar Kosovën në arenën evropiane, përcjellë “Kërlaçki”.

“Përpara nesh janë sfida të mëdha, por edhe mundësi të arta për të shkruar faqe të reja në historinë e futbollit tonë. Me zemër, me besim dhe me Intelektualët gjithmonë pranë, ne do të luftojmë për ngjyrat tona dhe për të përfaqësuar Kosovën në arenën evropiane”, shkruan Drita.

Drita-Differdange
Drita-Differdange

Gjilanasit do të zhvillojnë tri ndeshje në shtëpi, ku do të presin AZ Alkmaarin, Omonian dhe Shkëndijën e Tetovës.

Këto ndeshje pritet të jenë vendimtare për renditjen në grup dhe për avancimin në fazat e ardhshme të kompeticionit.

Ndërkohë, si mysafir, Drita do të udhëtojë për t’u përballur me Rayo Vallecanon në Spanjë, KuPS Kuopion në Finlandë dhe Shelbournen në Irlandë.

Secila sfidë përbën një test të rëndësishëm për kapacitetin e skuadrës dhe për përfaqësimin e futbollit kosovar në nivel evropian.

Kur do ta zhvillojë Drita ndeshjen e parë në Konferencë Ligë?