Drita sot luan për histori, kërkon ta ruajë fitoren e arritur në Prishtinë për tu kualifikuar për fazën e grupeve

FCSB - Drita 0-1
FCSB - Drita, pamje nga ndeshja e parë

Kampionia e Kosovës, Drita, do të kërkojë sonte kualifikimin historik në Ligën e Konferencës së UEFA-s, kur përballet me Differdangen e Luksemburgut në ndeshjen kthyese të plejofit.

Pas fitores 2:1 në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, gjilanasit udhëtojnë në Luksemburg me një epërsi të lehtë, por me misionin e qartë për të vulosur suksesin më të madh ndërkombëtar në historinë e tyre.

Ndeshja DifferdangeDrita zhvillohet sonte nga ora 20:00, në stadiumin e njëjtë që ishte zhvilluar edhe ndeshja e kaluar para një muaji, ku Drita fitoi si mysfir, duke kaluar një tur të Ligës së Kampionëve.

Drita
Drita

Një kualifikim eventual do ta bënte Dritën skuadrën e dytë kosovare që luan në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, pas Ballkanit.

Nëse arrin në Ligën e Konferencës, klubi gjilanas do të fitojë të paktën 3 milionë e 170 mijë euro. Në fazën e ligës, Drita do të luante gjashtë ndeshje, me gjashtë kundërshtarë të ndryshëm.

Secila fitore do të vlente 400 mijë euro, ndërsa barazimi do të vlente 133 mijë euro.