Duka: Futbolli i Kosovës ka fituar dinjitet dhe peshë – FSHF dhe unë gjithmon pran tyre

Gianni Infantino, Armand Duka, Agim Ademi
Gianni Infantino, Armand Duka, Agim Ademi

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, ka marrë pjesë në një ceremoni të veçantë në Prishtinë, e organizuar për të nderuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe presidenti i FFK-së, Agim Ademi, duke dëshmuar lidhjet e forta dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes institucioneve të futbollit të të dy vendeve shqiptare.

Duka e cilësoi këtë moment si një dëshmi të peshës që ka fituar futbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke theksuar përkushtimin e FSHF-së për ta mbështetur vazhdimisht në çdo hap të zhvillimit të tij.

“Në Prishtinë, për të nderuar presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino – një mik i vërtetë i Kosovës dhe i futbollit tonë. Një ceremoni domethënëse, nën kujdesin e Presidentes Vjosa Osmani dhe mikut tim, President Agim Ademi, që tregoi sa dinjitet dhe peshë ka fituar futbolli i Kosovës në arenën ndërkombëtare,” – ka shkruar Duka.

“Unë dhe Federata Shqiptare e Futbollit do të jemi gjithmonë pranë Kosovës në këtë rrugëtim të përbashkët.”

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Armand Duka (@armand_duka)

Ky takim vjen në një periudhë të rëndësishme për futbollin e rajonit, duke reflektuar unitetin dhe mbështetjen e ndërsjellë mes Tiranës dhe Prishtinës në zhvillimin e sportit më të dashur për shqiptarët.