Dukagjini organizohet furishëm

Skuadra nga Klina, njëherë pjesëmarrëse në garat evropiane, me ish-trajnerin Armend Dallku, këtë edicion ka vendosur të mos “flej” në pushimin e verës, por të organizohet si asnjëherë më parë.

Një mori sponsorësh, marrëveshje biznesi me reklamues, si dhe shitja e futbollistit Hekuran Kryeziu, kanë siguruar gjendje stabile financiare, si kurrë më parë.

Ka arritur po ashtu marrëveshje të vazhdimit të punës me kryetrajnerin Ismet Munishi, ndërsa sot kanë nisur edhe fazën përgatitore.

Po ashtu, skuadra e klubit të udhëhequr nga Fabian Veseli, ka vazhduar kontratat me shumicën e futbollistëve, ndërsa ka kryer edhe disa prurje, ndër më të rëndësishmit, Kushtrim Gashin nga Otranti i Ulqinit, ish-futbollisti i Prishtinës dhe Ballkanit si dhe Norik Krasniqi nga Vëllaznimi.

 

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.