
Është hedhur shorti për kampionatin e ri të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll, në prani të klubeve pjesëmarrëse dhe mediave.
Edicioni i ri nis më 4 dhe 5 tetor, ndërsa që nga xhiroja e parë priten përballje interesante.
Kampioni në fuqi, Trepça, do të përballet menjëherë me rivalin e vjetër, Pejën.
Nënkampioni Bashkimi udhëton në Gjakovë për ndeshjen ndaj Vëllaznimit.
Programi i javës së parë sjell edhe dy duele të tjera të forta: Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina dhe Bora – Rahoveci 029.
Skuadrat tashmë kanë bërë përforcime të rëndësishme dhe janë përgatitur me kohë, çka bën që kampionati i ri të pritet me shumë rivalitet dhe ndeshje të forta nga fillimi e deri në fund.