elon berisha

Elon Berisha

Disa burime të Kërlaçkit, bëjnë të ditur se Elon Berisha, ish-trajneri i Prishtinës së Re, është favorit për të marrë drejtimin e skuadrës.

Pas dorëheqjes së Arsim Abazit, drejtuesit e Ferizajt kanë nisur menjëherë bisedimet për emërimin e trajnerit të ri. Berisha shihet si opsioni kryesor.

Trajneri 31-vjeçar u largua vetëm dy javë më parë nga Prishtina e Re, skuadër me të cilën siguroi inkuadrimin në Superligë. Ky sukses e ka bërë një kandidat tërheqës për Ferizajn, që kërkon stabilitet dhe rezultate pozitive në edicionin e ri.

Pritet që në orët në vijim të ketë zhvillime konkrete rreth marrëveshjes.