
Eris Abedini rikthehet te Neuchâtel Xamax pas një sezoni te FC Ballkani
Mesfushori defansiv shqiptar me pasaportë zvicerane, Eris Abedini u prezantua zyrtarisht sot te klubi zviceran Neuchâtel Xamax. Ky është rikthimi i Abedinit te Xamax, pas vetëm një sezoni të kaluar te FC Ballkani.
Neuchâtel Xamax konkurron në Challenge League, divizioni i dytë i futbollit në Zvicër.
Abedini, së fundmi u rikthye te Neuchâtel Xamax pas një sezoni te FC Ballkani, i cili faktikisht nuk la gjurmë, megjithëse ka një histori të pasur në karrierën e tij.
Në sezonin e tij të parë me Ballkanin, Abedini ka luajtur 20 ndeshje në Superligën e Kosovës, duke regjistruar një gol të shënuar dhe një asistim.
Be the first to comment