Është hedhur shorti i Superligës dhe Ligës së Parë në futsall

Shorti i Futsallit
Shorti i Futsallit

Në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, në zyrat e futsallit, dje u zhvillua ceremonia e hedhjes së shortit për edicionin e ri të Superligës dhe Ligës së Parë të Kosovës në futboll, sezonin 2025/26.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të shumicës së skuadrave elitare të futbollit kosovar, ndërsa shorti prodhoi menjëherë duele të forta që paralajmërojnë një sezon të jashtëzakonshëm.

Derbi që në javën e parë

Kampioni aktual, FC Prishtina 01, do ta nisë sezonin si mysafir ndaj FC Malishevës, ndërsa nënkampioni FC Drenica do të sfidohet nga FC Mabetex Prishtina. Po ashtu, FC Vjosa do të përballet me FC Obiliqin, ndërsa FC Liqeni pret FC Trepçën në një tjetër ndeshje mjaft interesante. Ndërkohë, FC Drenasi do të matë forcat me FC Shtimja 26.

Orari i plotë i javës së parë

  • FC Malisheva – FC Prishtina 01

  • FC Mabetex Prishtina – FC Drenica

  • FC Vjosa – FC Obiliqi

  • FC Liqeni – FC Trepça

  • FC Drenasi – FC Shtimja 26

Sezoni i ri i Superligës së Kosovës pritet të sjellë rivalitet të madh dhe përballje të zjarrta që nga starti, duke konfirmuar edhe një herë nivelin në rritje të futbollit vendor.

Orari i Superligës në futsall
Orari i Superligës në futsall

Hidhet shorti i Ligës së Parë në futsall, Policia e Kosovës i bashkohet kampionatit

Është hedhur shorti për edicionin e ri të Ligës së Parë të Kosovës në futsall, ku këtë vit do të garojnë dhjetë ekipe.

Në ceremoninë e organizuar morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha skuadrave, ndërsa risia më e madhe e këtij edicioni është pjesëmarrja e ekipit të Policisë së Kosovës, i cili i bashkohet për herë të parë kampionatit.

Ky pritet të jetë një sezon i balancuar dhe me rivalitet të madh, duke pasur parasysh edhe përforcimet e klubeve dhe entuziazmin e ekipeve të reja.

Orari i plotë i Ligës së Parë në futsall

Orari i Ligës së parë futsall