
Samuel Opeh (26), është përforcimi i mbrojtes së skuadrës sonë në Conference League. Futbollisti nigerian, përveç skuadrës së Laçit, dhe skuadrave nga vendlindja në Nigeri, karrierë ka bërë edhe në Azi, te dy skuadra nga Uzbekistani, përcjell Kërlaçki.
Opeh vjen nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku me fanellën e Laçit ishte angazhuar nga muaji gush i vitit 2024. Gjatë sezonit 2024–2025, ai ka zhvilluar 32 ndeshje në Kategorinë Superiore të Shqipërisë dhe 3 ndeshje në Kupën e Shqipërisë.
“Aftësitë dhe përvoja e tij pritet të sjellin më shumë stabilitet dhe siguri në repartin tonë defensiv. Jemi shumë të kënaqur që Samuel u bashkua me skuadrën për sezonin e ri dhe presim me padurim kontributin e tij në fushë”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e klubit bardhekaltër.
Malisha të enjtëen zhvillin ndeshjen kthyese të raundit të parë të Europa League në Islandë me skuadrën vendase, Vikingur.

Karriera në Uzbekistan
Në vitin 2021, Opeh u transferua në Lokomotiv Tashkent, një nga klubet më të njohura të Uzbekistanit. Gjatë qëndrimit të tij, ai ka luajtur 15 ndeshje në Superligën e Uzbekistanit dhe 6 ndeshje në Kupën e Uzbekistanit, gjithashtu pa shënuar gola.
Para se të kalonte te Lokomotiv Tashkent, Opeh ka qenë pjesë e FK Oqtepa, ku ka luajtur 14 ndeshje në Uzbekistan Pro Liga dhe 3 ndeshje në Kupën e Uzbekistanit. Gjatë kësaj periudhe, ai ka shënuar 2 gola.
Be the first to comment