FCSB – Shkëndija, Charalambous: “Duhet të japim gjithçka, kemi cilësi për të përmbysur”

Jeton Beqiri në konferencë
Jeton Beqiri në konferencë

Pas firores së Shkëndijës 1-0 në ndeshjen e parë, FCSB është e detyruar të përmbysë rezultatin për të vazhduar në kualifikueset e Ligës së Kampionëve. Fituesi i këtij çifti do të përballet me Qarabag apo Shelbourne në raundin e tretë – me azerët që kanë fituar 3-0 në ndeshjen e parë.

Ndërkohë, humbësi do të transferohet në raundin e tretë të Ligës së Europës, ku do të përballet me Dritën.

Trajneri qipriot i FCSB-së, Elias Charalambous, ka disa mungesa të rëndësishme, Darius Olaru është i dëmtuar, ndërsa Florin Tanase i pezulluar, por edhe i kthehen disa titullarë.

Charalambous: “Duhet të japim gjithçka, kemi cilësi për të përmbysur”

“Është shumë e rëndësishme që rikthehemi në ‘Arena Kombëtare’, na pëlqen të luajmë aty. Kemi pasur shumë rezultate të mira, kemi fituar dy tituj kampion. Gjithashtu, kemi rikuperuar disa lojtarë si Birligea, Denis Alibec dhe Dennis Politic. Dalëngadalë po kthehemi në formën e plotë, dhe është thelbësore që të gjithë të jenë gati për lojë”.

“Duhet të japim gjithçka nesër. Nga ana ime, besoj se jemi skuadra më e mirë, por duhet ta dëshmojmë në fushë. Kemi cilësinë për ta siguruar kualifikimin shpejt”.

“Birligea dhe Alibec janë lojtarë që mund të shënojnë, dhe pikërisht kjo na ka munguar në ndeshjet e fundit. Na duhet të mbajmë topin, të luajmë shpejt dhe të diktojmë ritmin. E dimë si ta bëjmë këtë, dhe jam i bindur se do t’ia dalim”.

“Dua të kualifikohemi. Ndonjëherë nuk ka rëndësi si luan, por që të kualifikohesh”, ka deklaruar Charalambous.

Në anën tjetër, treneri i Shkëndijës, Jeton Beqiri ka qenë shumë i shkurtër në prononcim, por edhe konçiz.

Beqiri: “I kemi të gjitha parakushtet që të bëjmë një ndeshje pozitive dhe të tentojmë të marrim maksimumin”

“Është një ndeshje ku ne do të bëjmë maksimumin, ku edhe për kundër respektit ndaj kundërshtarit, jemi në situatë ku kemi fituar ndeshjen e parë dhe do të mundohemi që të bëjmë edhe një paraqitje pozitive këtu në Bukuresht. Unë mendoj se i kemi të gjitha parakushtet që të bëjmë një ndeshje pozitive dhe të tentojmë të marrim maksimumin”, ka thënë prijësi tetovar, Beqiri.

“Është një ndeshje ku ne e kemi fituar 1:0, por rezultati i tillë nuk të jep garancë që do të kalosh më tutje në qoftë se luan të gjithë kohën në mbrojtje apo je defanziv. Ne do të mundohemi që të bëjmë lojën tonë, do të mundohemi që të shënojmë gol, të krijojmë raste dhe të jemi sa më solid në pjesën e defanzive të lojës. Pastaj, shpresoj që në fund të ndeshjes të jemi ne ata që do ti gëzohemi kualifikimit”.

“Të gjithë futbollistët që janë pjesë e FCSB-së së Bukureshtit, janë futbollistë shumë kualitativ dhe për ne nuk ka rëndësi se cili futbollist është jashtë apo brenda, pasi të gjithë janë cilësorë. Ne do të mundohemi të bëjmë maksimumin.”

“Patjetër se është një ndeshje e rëndësishme dhe ndeshje e rëndë. Por, ne si fillim do të mundohemi që të bëjmë maksimumin, do të mundohemi që edhe të sulmojmë që të shënojmë gol. Pastaj edhe të luajmë një defanzivë sa më cilësore”, ka përfunduar prononcimin e tij në Bukuresht, Beqiri.

.