Federata Letone e Basketbollit reagon ndaj akuzave për shpenzime të fryra në kuadër të EuroBasket 2025

Letonia - Sllovenia
#post_seo_title

Federata Letone e Basketbollit (LBS) ka reaguar ndaj raportimeve për shpenzime të fryra gjatë përgatitjeve të ekipit kombëtar për EuroBasket 2025. Sekretari i Përgjithshëm i LBS, Kaspars Cipruss, ka sqaruar disa nga akuzat, përfshirë edhe mbulimin e shpenzimeve për ekipin e Sllovenisë gjatë një turneu miqësor në Riga.

Sipas një raporti të lasi.lv, përgatitjet e Letonisë kanë kushtuar rreth 1.14 milionë euro, ndërsa vetëm turneu miqësor me Slloveninë dhe Lituaninë në Riga ka kapur shifrën mbi 325 mijë euro. Në këto shpenzime përfshihen 22 mijë euro për zonën VIP, 17,500 euro për shërbime mediatike dhe 3,000 euro për një konferencë për shtyp.

shpenzimet
shpenzimet

Cipruss pranoi se shifra totale është një projeksion i bërë në pranverë, ku përfshihen të gjitha shpenzimet, jo vetëm ato të stërvitjeve. Ai shtoi se zakonisht kostot përgatitore bien në 700–800 mijë euro, dhe për këtë vit, rreth 340 mijë euro janë mbuluar nga qeveria, pjesa tjetër nga federata.

Për turneun në Riga, Cipruss mohoi disa nga shifrat e raportuara, duke theksuar se zona VIP ka kushtuar 15 mijë euro dhe se shumë prej shpenzimeve mediatike mbulojnë gjithë periudhën përgatitore në disa vende. Ai konfirmoi gjithashtu se LBS ka mbuluar biletat e fluturimit të Sllovenisë për të siguruar pjesëmarrjen e Luka Donçiq, të cilin e cilësoi si vendim komercial që solli përfitime të mëdha në shitjen e biletave dhe imazhin e ekipit.

Përsa i përket prezantimit të listës përfundimtare të ekipit për EuroBasket nga trajneri Luca Banchi, Cipruss nuk e konfirmoi praninë ose mungesën e medias, por theksoi se gjithçka u bë publike dhe se kjo ishte një mënyrë kreative për të komunikuar me publikun.